Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sa më shumë të flini, aq më të bukur bëheni!

Sa më shumë të flini, aq më të bukur bëheni!
June 28
20:16 2016

Kur bëhet fjalë për “gjumin e bukurisë”, femrave u lindin shumë pyetje. Ato dëshirojnë që të ngrihen “të freskëta” dhe jo të lodhura nga gjumi. Sipas disa hulumtimeve të reja është zbuluar se femrat duhet të flenë 7 deri në 8 orë gjumë. Sipas këtyre hulumtimeve, në qoftë se flini minimumin 7 orë gjumë zvogëloni rrezikun e vdekshmërisë. Përveç kësaj, në qoftë se flini më pak se 6 orë gjumë mund të rritet rreziku për sulmet e zemrës, infarktit dhe ndikon në aftësinë tuaj për t’u përqendruar për një kohë të gjatë.

Por jo vetëm kaq,  për sa i përket bukurisë gjumi është shumë  i rëndësishëm sidomos kur bëhet fjalë për lëkurën. Një dermatologe në Nju Jork ka thënë: “Në qoftë se nuk flini mjaftueshëm zgjerohen enët e gjakut nën sytë tuaj dhe formojnë rrathë të zinj. Por duke fjetur 7 deri në 8 orë lëkura juaj riparohet, madje zvogëlon shenjat e plakjes, ndihmon në prodhimin e kolagjenit dhe nxit rritjen e flokëve”. Pra duhet të bëni një gjumë të mirë për të pasur shëndet dhe pamje të mirë. Gjumi i natës është shumë i dobishëm në çdo aspekt të jetës tuaj.

Etiketimet
Shperndaje