Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ruani ushqimet e mbetura në kuti alumini dhe i ngrohni më vonë? Mendojeni edhe një herë!

Ruani ushqimet e mbetura në kuti alumini dhe i ngrohni më vonë? Mendojeni edhe një herë!
April 25
15:01 2016

Shumë njerëz nuk kanë dëshirë të hedhin në plehra pjesën e mbetur të ushqimit, por ta paketojnë në kutitë prej alumini që janë krijuar specifikisht për këto raste. Kjo ndodh më së shumti pasi kemi konsumuar një vakt në restorant dhe një pjesë e mirë e ushqimit ka mbetur e paprekur. Fakti që kemi siguruar edhe vaktin pasardhës është një shtysë shumë e mirë për të paketuar ushqimin.

Megjithatë, ka një problem në këtë veprim, që shpesh e anashkalojmë apo në rastet më të këqija nuk kemi informacionin e duhur. Doktori Michael Mosley ka bërë  një studim duke përdorur një pajisje që evidenton bakteret në ushqimet që ngrohen për herë të dytë. Sipas tij, vetëm në rastet kur ushqimi i paketuar ngrohet në 82 gradë Celsius mund të rikonsumohet, në çdo rast tjetër ushqimi bëhet i dëmshëm për organizmin.

Gjithashtu duhet të mbani mend gjithmonë që ushqimi i paketuar nëpër kuti alumini nuk duhet ngrohur më shumë se një herë, sepse në të kundërt  bakteret do të krijojnë probleme në organizmin tuaj, sidomos në aparatin tretës.

Etiketimet
Shperndaje