Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Rrisni shanset për të ngelur shtatzënë duke përdorur këto këshilla nga mjekët specialistë

Rrisni shanset për të ngelur shtatzënë duke përdorur këto këshilla nga mjekët specialistë
December 21
10:50 2016

Dr. Gillian Lockwood është një doktor i cili është i specializuar për ndjekjen e shtatzënive të femrave në të gjitha moshat. Ky i fundit, në bazë të rasteve të vazhdueshme që ka pasur për të studiuar ka formuluar një artikull të detajuar lidhur me disa sugjerime dhe këshilla për ato femra që kanë vështirësi për të ngelur shtatzënë dhe bien në panik nga ideja se mund të mos lindin fëmijë.

Më poshtë po ju rendisim këshillat e dr. Gillian:

  1. Njihuni me historikun e familjes tuaj për sa i përket fertilitetit. Nisni që nga stërgjyshja e deri te brezi juaj.
  2. Ndryshoni mënyrën e jetesës – mos konsumoni cigare dhe alkool sepse e ul me 40% mundësinë për të ngelur shtatzënë në mënyrë të shpejtë.
  3. Besoni te fertilizimi In-Vitro në rast se keni probleme sepse tashmë është nga metodat më të besueshme.
  4. Kujdesuni gjatë gjithë jetës tuaj për infeksionet në zonën e organeve gjenitale.
  5. Shkoni te gjinekologu të paktën 1 herë në vit për të pastruar organin gjenital në një mënyrë profesionale.
  6. Mos u stresoni sepse kthehet në psikologjike.
  7. Mos e stresoni partnerin tuaj, por qetësoheni duke i thënë se gjithçka do të shkojë mirë, sepse kjo është një nga pikat kyçe.
  8. Injorojini mendimet e të tjerëve sepse do t’ju bllokojnë emocionalisht.
  9. Kujdesuni për sistemin tuaj imunitar.
  10. Nisni multivitaminat e para shtatzënisë kur jeni duke menduar për të pasur fëmijë.
  11. Mbani trupin tuaj në formë dhe peshën ideale sipas moshës.
  1. Konsumoni sa më shumë salmon të jetë e mundur.
  2. Kryeni marrëdhënie seksuale kur të jenë ditët tuaja fertile, të cilat mund t’i dalloni nëpërmjet kalendarit tuaj personal.
  3. Bëni ushtrime fizike, të cilat çlirojnë hormonin e stresit. Provoni joga, ecje dhe metoda të tjera të stërvitjes aziatike.
  4. Dilni sa më shumë në natyrë për ajër të pastër dhe çlirim të energjive negative.

/Blitz.al/

Shperndaje