Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Realiteti dhe mitet mbi trupin tonë

Realiteti dhe mitet mbi trupin tonë
June 28
18:55 2016

Trupi i njeriut është një nga organizmat më kompleksë dhe më të ndërlikuar në planet.

Shpesh disa funksione apo informacione rreth pjesëve të ndryshme të tij janë zbuluar shekuj më parë dhe kanë ardhur deri në ditët e sotme duke u kthyer në mite. Por shumica e tyre, edhe pse “mite”, janë të pavërteta.

Disa prej tyre do t’jua tregojmë më poshtë:

 

  1. Truri

Mit: Ne përdorim vetëm 10% të trurit tonë.

Realiteti: Truri punon në kapacitet të plotë edhe kur është në gjumë.

2. Qelizat nervore

Mit: Qelizat e trurit ndalojnë së rrituri kur njeriu arrin moshën e pjekurisë.

Realiteti: Neuronet ndryshojnë gjatë gjithë jetës së njeriut.

3. Shikimi

Mit: Shikimi i njeriut prishet dhe ndryshohet nëse lexojmë nga ekrani i kompjuterit apo telefonit.

Realiteti: Sytë lodhen në këtë mënyrë, por rikthehen në normalitet pasi bëjnë pushim.

4. Qimet e flokëve

Mit: Ndarja e qimeve të flokëve kurohet vetëm me shampo apo vajra.

Realiteti: Mund të shpëtoni nga ndarja e qimeve vetëm nëse i prisni.

5. Shqisat

Mit: Qeniet njerëzore kanë vetëm 5 shqisa: shikimi, dëgjimi, nuhatja, prekja dhe shija.

Realiteti: Ne kemi të paktën 21 shqisa, p.sh. sensi i baraspeshës dhe i temperaturës.

6. Karotat

Mit: Karotat përmirësojnë shikimin.

Realit eti: Karotat ndihmojnë në formimin e muskujve, por jo në përmirësimin e shikimit.

7.Dhëmbët

Mit: Dhëmbët e shëndetshëm duhet të jenë të bardhë të shkëlqyeshëm.

Realiteti: Dhëmbët në gjendje normale janë të verdhë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje