Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Reagon IKV për artikullin e luleshtrydheve; Mos përhapni panik, e vërteta është kjo…

Reagon IKV për artikullin e luleshtrydheve; Mos përhapni panik, e vërteta është kjo…
May 18
22:54 2016

Shpërndarja e një lajmi se luleshtrydhet përmbajnë një numër të madh pesticidesh të rrezikshme për shëndetin tonë nëpër rrjete sociale dhe portale online, ka rritur alarmin tek publiku, njësoj siç ka ndodhur edhe për “alarme” të mëparshme lidhur me pesticidet e përdoruara nëpër fruta dhe perime te ndryshme. Mirëpo, shpesh lajme të tilla mbesin në kuadrin e “bujës mediatike” për pak ditë e më pas harrohen deri në momentin që shfaqet një tjetër problematikë. Ndaj për këtë, Blitz.al ka bërë të mundur të kontaktojë me ekspertë të fushës, konkretisht Z. Ardian Xinxo, zv/drejtor i ISUV, për të marrë një përgjigje konkrete mbi vërtetësinë ose jo të lajmit mbi luleshtrydhet e rrezikshme për shëndetin, si dhe raste të ngjashme me të.

  • Dy ditë më parë është shpërndarë nje lajm në rrjete sociale lidhur me luleshtrydhet, ku thuhet se këto të fundit jane të dëmshme si pasojë e pesticideve që përdoren për rritjen jo në mënyrë natyrale te tyre. Ju si e komentoni këtë lajm; është vërtetë kaq alarmant apo ekzagjërohet nëpër portale online? 

Luleshtrydhet, dhe veç tyre të gjitha perimet e tjera që kanë qenë pjesë e programeve monitoruese të MBZhRAU, kanë treguar në mënyrë të qëndrueshme nga analizat e kryera në ISUV apo Institutet e references Europiane, se nuk paraqesin asnjë rrezikshmëri përsa i përket pesticideve apo stimuluesve të rritjes. Sigurisht që ka një ndjeshmëri të rritur të konsumatorëve lidhur me sigurinë ushqimore dhe kjo “vigjilencë” është pozitive, por shpesh abuzohet me këtë ndjeshmëri dhe rasti aktual i luleshtrydheve është një alarm i tillë i rremë që vetëm dëmton prodhimin vendas duke krijuar panik.

 

  • Ndodh vazhdimisht të bëhet shumë bujë për një produkt të caktuar ushqimor në momentin që këto “denoncime” bëhen në rrjete sociale, por a përkthehen këto pakënaqësi të njerëzve edhe në denoncime zyrtare të rasteve dhe nëso po, a punohet seriozisht nga institucionet përkatëse për te zgjidhur problematikat? 

Lidhur me alarme të ndryshme të ngritura për produkte të ndryshme, siç ka qenë kohët e fundit rasti i bukës dhe produkteve të miellit, MBZhRAU aktivizon ne çdo rast AKU dhe ISUV për të vlerësuar shqetësimet e ngritura. Rezultatet paraqiten në media. Instituti ka nje sistem ALERT, nëpërmjet të cilit aktivizohen menjëherë institucionet inspektuesete AKU dhe MBZhRAU në çdo rast që rezultatet analitike rezultojnë mbi normat e lejueshme. Kjo i mundëson këtyre institucineve të minimizojnë në kohe rezikun e mundshëm për konsumatorin.

 

  • Rasti i luleshtrydheve nuk është i vetmi që rrit ndjeshmërinë e publikut ndaj produkteve ushqimore dhe sigurisht nuk është hera e parë qe lajmet mbi produktet që përdorin pesticide ka rritur alarmin tek njerëzit. Mund të na thoni sa është norma e lejueshme e pesticideve që produkti të mos kthehet në të dëmshëm? 

Po, është e vertetë që ka pasur shpesh alarme të tilla mbi praninë e mbetjeve të pesticideve tek frutat dhe perimet. Ne kemi qenë të detyruar ti ndjekim këto raste duke i analizuar dhe vlerësuar mbi bazen e normativave të BE që janë edhe normativat tona. Vlerat maksimale të lejueshme për mbetjet e substancave aktiveve të pesticideve, janë të ndryshme. Analizimi përfshin rreth 350 substanca te tilla aktive.

Pra siç mund të vihet re, shpesh na ndodh të “biem pre” e disa lajmeve që janë jo vetëm të rreme por kthehen edhe në të bujshme për shkak të reagimeve të menjëherëshme të publikut. Ajo çka nevojitet në këto raste është një sensibilizim për tu drejtuar tek ekspertët e fushës apo publikimet zyrtare, ku edhe përfundimet për të tilla raste janë të vërtetuara. Jo çdo lajm i bujshëm dhe me shumë “likes” (pëlqime) nëpër rrjete sociale, është domosdoshmërisht i vërtetë, ndaj merrini këto të fundit me rezerva dhe gjithnjë përpiquni të konfirmoni lajmin tek burimet zyrtare.

Shperndaje