Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qimet te mjekrat e femrave? Janë më të zakonshme nga ç’mendoni! Ja trajtimet…

Qimet te mjekrat e femrave? Janë më të zakonshme nga ç’mendoni! Ja trajtimet…
January 05
13:34 2017

Me siguri jeni stresuar kur duke prekur fytyrën tuaj keni parë se keni disa qime poshtë hundës, poshtë te mjekra apo edhe anash te faqet. Por ky është një problem i zakonshëm. Pothuajse 10% e grave në Britani janë të prekura nga kjo, edhe pse janë femrat mesdhetare ato që në fakt kanë më shumë probleme me qimet e fytyrës.

Çfarë i shkakton qimet në mjekrën e femrave?

Kur hormonet sensitive janë rritur kjo është menjëherë arsye se pse qimet shfaqen në këto zona jo të zakonshme. Në fakt, këto janë hormonet e meshkujve që aktivizohen në momente të caktuara.

Te femrat mund të ndodhë që këto qime të dalin pikërisht në momentin kur ato janë në ciklin menstrual ose kur kanë një shtim  të stresit apo shtim të menjëhershëm në peshë.

Ndodh që këto qime të dalin edhe kur jeni duke marrë një mjekim të caktuar lidhur me një sëmundje kronike që mund të keni. Gjithashtu qimet në mjekër te femrat janë shumë të zakonshme gjatë periudhës së menopauzës, sepse ulet niveli i hormoneve femërore.

Ajo çka duhet të kuptoni ju vajza, të cilat keni vënë re disa qime në fytyrë, është që ky është një fenomen normal dhe ndoshta nuk ka asnjë shkak negativ. Duhet të keni kujdes sepse kjo mund të çojë në një izolim social. Ju duhet t’i diskutoni këto probleme edhe me mikeshat tuaja sepse do të habiteni që edhe ato kanë vënë re të njëjtat gjëra.

Megjithatë, për heqjen e këtyre qimeve duhet të konsultoheni me një dermatolog që ju e besoni.

Disa nga trajtimet që mund t’ju ndihmojnë janë: elektroliza, e cila në proces e heq qimen me rrënjë njësoj si edhe laseri, por që është më i kritikuar nga ekspertët sepse artificialja është gjithnjë e dyshimtë për sa u përket pasojave dhe teknika me laser ka mjaft pikëpyetje prapa.

Ndërkohë që metoda të tjera që mund të përdorni për përmirësimin e situatës është kokrra për të mos ngelur shtatzënë dhe të provoni të bini në peshë. /Blitz.al/

Shperndaje