Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Qentë mund të diagnostikojnë qelizat e kancerit

Qentë mund të diagnostikojnë qelizat e kancerit
August 26
15:45 2016

Njihuni me Lucy-n, qenin që arrin të nuhasë qelizat kanceroze. Nuk do të keni më nevojë për teste laboratorike.

Të zotët e Lucy-t e kishin vënë re nuhatjen e tij dhe menduan që këtë veti ta shfrytëzonin në funksion të diçkaje të vlefshme. Për shtatë vite Lucy mësoi të nuhasë qelizat kanceroze të fshikëzës, veshkave dhe prostatës. Kjo karakteristikë e tij u studiua nga shkencëtarët dhe qeni ka arritur të parashikojë saktë 95% të rasteve. Kjo është një alternativë më e mirë se sa testet laboratorike për të diagnostikuar sëmundjen  e kancerit.

Tani Lucy është pjesë e klinikave që diagnostikojnë sëmundjet, pjesë e një organizate britanike Medical Detection Dogs bashkë me 7 qenë të tjerë. Qentë nuhasin  mostrat e urinës nga pacientët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar për të dalluar se cili prej tyre është i sëmurë. Claire Guest, pjesë e stafit të Medical Detection Dogs ka treguar se ka qenë qenushja e saj Daisy ajo që ka diagnostikuar kancerin e gjirit gjashtë vite më parë. Qentë kanë rreth 300 milion sensorë ndijor nga 5 milion që kanë njerëzit. Përveç kësaj, ata kanë një pajisje të dytë nuhatjeje në kurrizin e hundës së tyre, të quajtur organi Jacobson. Megjithatë kjo teknikë jo gjithnjë është e saktë dhe do të duhen vite të tëra studimi për të arritur një saktësi sa më të ,adhe edhe pse premton shumë./Blitz.al/

Shperndaje