Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Pse duhet të përdorni produkte anti plakjes që pas të 20-ave?

Pse duhet të përdorni produkte anti plakjes që pas të 20-ave?
June 28
20:45 2016

Plakja e lëkurës shihet si diçka shumë  e frikshme nga femrat. Çdokush do të donte të kishte një fytyrë pa rrudha dhe të lëmuar deri në fund të jetës. Por kjo është  e pamundur dhe për këtë arsye vajzat zgjedhin ta luftojnë plakjen sa më shumë. Për të parandaluar plakjen e lëkurës duhet të përdorni produkte anti-plakje që pas moshës 20-vjeçare dhe duhet të ushqeheni shëndetshëm. Më poshtë do të gjeni 6 arsye efikase pse duhet të merrni masa kundër plakjes që në moshë të re.

  1. Rrudhat janë më të lehta për t’u parandaluar sepse është më e thjeshtë t’i parandalosh sesa t’i korrigjosh. Korrigjimi i rrudhave kërkon një kohë të gjatë. Gjithashtu ju duhet të përdorni krem dielli me të paktën SPF 30 dhe produktet që ju mbrojnë fytyrën nga dielli, mjedisi dhe ndotja.
  2. Ju nuk mund t’i shihni rrudhat që në fillim edhe pse ato mund t’ju shfaqen në një moshë të re. Rrudhat janë “plagë” të vogla që formohen gjatë ekspozimit në diell. Ju mund t’i luftoni ato duke u ushqyer me ushqime të pasura me antioksidant dhe duke përdorur produkte me vitaminë A dhe C.
  3. Kur jeni të lodhur, lëkura juaj është një monitor i asaj që po ndodh brenda jush. Për shembull, stresi pasqyrohet në lëkurën tuaj nëpërmjet lodhjes. Ju mund të luftoni lodhjen në fytyrën tuaj duke ngrënë ushqime të pasura me anti-inflamatorë, si perime me gjethe jeshile, boronica, luleshtrydhe.
  4. Produktet e anti-plakjes janë të mira edhe për eliminimin e akneve në fytyrë, sepse janë të njëjtët përbërës që mbajnë lëkurën e butë dhe e pastrojnë. Produktet duhet të kenë përmbajtje të vitaminës C.
  5. Duhet të përdorni produkte për zmadhimin e poreve në mënyrë që lëkura të duket rrezatuese.
  6. Duke u kujdesur për lëkurën parandaloni kancerin e lëkurës.
Komento
Etiketimet
Shperndaje