Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Prindër, kujdes kur u jepni fëmijëve të provojnë alkoolin! Ja dëmi që jeni duke bërë…

Prindër, kujdes kur u jepni fëmijëve të provojnë alkoolin! Ja dëmi që jeni duke bërë…
January 05
11:51 2017

Një artikull nga specialistët e universitetit “NËS” ka bërë që një pjesë e mirë e prindërve të shqetësohen së tepërmi për fëmijët e tyre. Sipas këtij studimi, nëse prindërit u japin doza shumë të vogla alkooli fëmijëve të vegjël (shpesh me shaka), mundësia është që kur ata të hyjnë në periudhën e adoleshencës të bëhen të alkoolizuar.

“Prindërit janë shkaktarët kryesorë të pijes te fëmijët dhe sërish ka shumë pak punë kërkimore në këtë sferë”, – ka thënë drejtuesi i projektit.

Studimi ka marrë në pyetje dhe ka vëzhguar rreth 1927 adoleshentë të klasës së 7-të duke kontrolluar raportin e tyre me alkoolin dhe mënyrën se si ata sillen nën efektin e një ambienti që ka alkool rreth e rrotull.

Pasi dolën rezultatet u kuptua se adoleshentët të cilët kishin provuar vetëm disa pika alkool kur kanë qenë të vegjël janë dyfish më të predispozuar ta shijojnë alkoolin në moshën e adoleshencës dhe gjithashtu të kthehen në të alkoolizuar. Megjithatë, adoleshentë të cilët influencoheshin nga shoqëria apo të afërm për të konsumuar alkool dhe jo nga familja e tyre kur ishin të vegjël kishin premisa ta pëlqenin 3 herë më shumë alkoolin sesa të tjerët.

Kjo ka bërë që në artikull të mos ketë një konkluzion konkret se si prindërit duhet të sillen me fëmijët e tyre lidhur me alkoolin sepse autorët sugjerojnë që me të vërtetë alkooli nuk rekomandohet dhe aq më pak për fëmijët, por edhe të qenit strikt deri në maksimum është njësoj jo e rekomandueshme sepse kështu fëmijët do të kenë një dëshirë të jashtëzakonshme për të provuar sa më shumë alkool.

Megjithatë, sigurisht prindërit nuk duhet të lejojnë konsumimin e alkoolit te fëmijët e vegjël fillimisht sepse nuk është e mirë nga ana shëndetësore dhe më pas nga premisat që ka për t’u kthyer në një rutinë jo të mirë më vonë. Fëmijët tuaj do të kenë mundësi të ekspozohen ndaj alkoolit në vitet në vijim dhe kjo do të jetë e pashmangshme, le të shijojnë vitet kur nuk e konceptojnë dot konsumimin e këtyre lëngjeve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje