Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përfundimisht, të dobëson apo jo uji me limon?

Përfundimisht, të dobëson apo jo uji me limon?
April 17
10:45 2017

Pyetja 1 milion dollarëshe që ndan dietologët në dy kampe është: “A të ndihmon uji me limon të dobësohesh?”

Ata që janë pro limonit për të ulur peshë thonë se ky i fundit funksionon shumë mirë në organizëm, duke pastruar trupin nga toksinat dhe ndihmon drejtpërdrejt në shfryrjen e pjesëve delikate të trupit ku depozitohet më shumë dhjam. Gjithashtu, përmbajtja e vitaminës C, sipas tyre, është një tjetër arsye për të besuar tek ulja në peshë nëpërmjet limonit, sepse personat që vuajnë nga obeziteti kanë mungesë të lartë të kësaj vitamine.

Ndërkohë, të tjerët thonë se sigurisht limoni është i shëndetshëm, por nuk është magjibërës për sa u përket kalorive të tepërta. Ata thonë se acidi i lartë te limoni mund të krijojë shqetësime në stomak në rast se ju konsumoni në sasi të shumtë si dhe mund të gërryejë zmaltin te dhëmbët. Por nga ana tjetër ata theksojnë se limoni mund të ndihmojë nga heqja e fiksimit për lëngje të tjera kalorike, çka do të thotë se nëse ju jeni mërzitur nga konsumimi i ujit, shtojini hera-herës limon për një shije tjetër dhe për të menduar se kjo është një limonadë.

Pra, mund të themi se sërish nuk arrijmë dot në një përgjigje fikse, por ajo çka mund të besojmë është se çdo produkt funksionon ndryshe në organizma të ndryshëm. Nëse ju mendoni se limoni ju ndihmon të bini nga pesha, mund të vazhdoni ta konsumoni siç keni bërë sepse do të thotë që për ju funksionon. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje