Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdorni dietën pa karbohidrate? Ja ç’thotë ekspertja…

Përdorni dietën pa karbohidrate? Ja ç’thotë ekspertja…
March 30
15:55 2016

Vitet e fundit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në modë dietat me sasi të vogla karbohidratesh. Këto lloj dietash kanë zëvendësuar ato paraardhëset, që eliminonin yndyrat.

Në rastin e këtyre dietave, reduktohen për një periudhë kohe drithërat, produktet e furrës, një pjesë e frutave etj., dhe konsumohen proteina, mishi, perimet.

Ekspertja Ambra Ciliberto, dietologe në Institutin Kombëtar të Kirurgjisë dhe Obezitetit në Milano, na shpjegon gjërat kryesore që duhet të mbajmë mend në lidhje me këto dieta:

  • Cilat janë rreziqet e dietës pa karbohidrate?

Le të themi se kjo lloj diete mund të japë efekte të përkohshme dhe efekte që zgjasin në kohë.

Simptomat e para të një diete të vakët me karbohidrate janë kapsllëku, shtimi i urinës, dhe ndonjëherë dhembje koke. Nëse kjo dietë vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë rreziqet që lindin lidhen me mungesën e vitaminave, me mbingarkesën e veshkave dhe me reduktimin e pH të trupit.

  • A mund të bëhet nën kujdesin e mjekut?

 Regjime të tilla janë vazhdimisht në qendër të studimeve shkencore dhe shpesh propozohen nëpër spitale, për shembull në rastet me obezitet të rënduar. Sidoqoftë, zgjasin pak në kohë, ama ndikojnë në humbjen e shpejtë të peshës.

  • A duhet pasur kujdes me karbohidratet që konsumojmë?

 

Sigurisht që është e dobishme të modifikosh zakonet personale, duke ndërruar produktet e përpunuara me ato integrale dhe duke përfshirë në dietë drithërat – grurë, elb etj. Ato janë të pasura me fibra dhe cilësitë e tyre mbrojtëse janë shumë të njohura.

Komento
Etiketimet
Shperndaje