Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Përdorimi i kremrave me faktor të lartë mbrojtës nuk e mbron lëkurën!

Përdorimi i kremrave me faktor të lartë mbrojtës nuk e mbron lëkurën!
May 25
13:37 2016

Të gjithë e dimë në teori se nëse keni një lëkurë të bardhë ose delikate ndaj diellit duhet të përdorni një krem me faktor të lartë të mbrojtjes nga dielli. Por kjo nuk është domosdoshmërisht e vërtetë, sepse faktorët mbrojtës nga dielli variojnë nga llojet e kremrave dhe është pak më e komplikuar nga sa duket në pamje të parë kur lexoni udhëzimet reklamuese të produktit.

Kremrat përmbajnë elemente të ndryshme brenda faktorëve mbrojtës të këtyre kremrave. Ka një lloj rrezeje ultraviolet, të quajtur UVB, që sipas Fondacionit për Kancerin e Lëkurës, është faktori kryesor që shkakton djegien e lëkurës dhe luan një rol kyç në zhvillimin e kancerit të lëkurës sepse UVA depërton thellësisht dhe është gjithashtu përgjegjëse për plakjen e lëkurës dhe rrudhat. Ndaj në përgjithësi, faktori i mbrojtjes nga dielli që vëreni tek ambalazhi i kremrave mbrojtës ka të bëjë me përqindjen mbrojtëse nga UVA. Prandaj në momentin që faktori mbrojtës tregon 15% kjo do të thotë që mbron 15% nga UVA. Por UVA nuk është i vetmi nga i cili duhet të mbroheni, ndaj nëse lexoni 25% mbrojtje, kjo nuk ka të bëjë me mbrojtjen totale, por vetëm të faktorit UVA.

Sipas dr. Wang, problemi qëndron në faktin se njerëzit blejnë një krem me faktor mbrojtës nga dielli rreth 50 apo edhe 100 e menjëherë mendojnë se janë shumë të mbrojtur, aq sa tregohen të pakujdesshëm edhe ta aplikojnë siç duhet kremin.

Pra, një krem me faktor mbrojtës 30, mbron vetëm 30% nga  UVA, madje as kjo nuk mund të thuhet sepse në shumicën e rasteve, masa e kremit që vendoset nga njerëzit është më pak seç duhet, ata lahen direkt pasi e kanë aplikuar kremin dhe kjo e bën përqindjen e mbrojtjes akoma më të ulët.

Atëherë çfarë duhet të bëni për një mbrojtje të saktë lëkure? Është e rëndësishme që të merrni një krem me faktor mbrojtës jo më pak se 30, përdoreni vazhdimisht dhe siç duhet. Duhet të lexoni instruksionet që paraqiten brenda produktit dhe asnjëherë mos u ndjeni të sigurt dhe të shkujdesur me një krem me faktor mbrojtës 50, sepse nëse neglizhoni mund të shkaktohen probleme shumë të mëdha shëndetësore, deri në kancerin e lëkurës.

 

Shperndaje