Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Për çfarë janë përgjegjëse vitaminat dhe ku i gjeni ato?

Për çfarë janë përgjegjëse vitaminat dhe ku i gjeni ato?
October 03
16:00 2016

Të gjithë njerëzit e dinë se trupi ka nevojë për vitamina për të qenë i shëndetshëm. Disa njerëz i marrin vitaminat nëpërmjet pilulave, por shumë të tjerë zgjedhin rrugën e duhur duke i marrë vitaminat nëpërmjet ushqimeve. Më poshtë do të gjeni se çfarë ndikimi kanë vitaminat në trupin tuaj dhe ku mund t’i gjeni ato.

  • Vitamina A

Përgjegjëse për fytyrë të pastër, flokë të bukura, thonj të shëndetshëm dhe kocka të forta.

Mund ta gjeni te karotat, qitrot, qumështi, vezët, peshku, spinaqi, majdanozi, mëlçia

  • Vitamina B1

Përgjegjëse për tru efikas, tretje të mirë, muskuj të shëndetshëm, zemër të shëndetshme.

Mund ta gjeni te mishi i derrit, tërshëra, arrat, bishtajoret.

  • Vitamina B2

Përgjegjëse për muskuj të shëndetshëm, vizion të qartë.

Mund ta gjeni te qumështi, vezët, kërpudhat, djathi, bajamet, mishi, gjiza.

  • Vitamina B5

Përgjegjëse për memorie të mirë, humor të mirë, rregullon qarkullimin e gjakut, zemër të shëndetshme.

Mund ta gjeni te lloje të ndryshme mishi, vezët, bishtajoret, arrat, brokoli, orizi, bulmeti.

  • Vitamina B6

Përgjegjëse për sistemin nervor, qarkullimin e gjakut,  rregullimin e formave trupore.

Mund të gjeni te drithërat, sallata jeshile, salmoni, mishi, bananet, arrat.

  • Vitamina B12

Përgjegjëse për peshën, humorin e mirë, kujtesë të mirë.

Mund ta gjeni te spinaqi, peshku, djathi, veza, soja.

  • Vitamina C

Përgjegjëse për lëkurë të pastër, imunitet të mirë, humor të mirë, flokë dhe thonj të shëndetshëm.

Mund ta gjeni te qitrot, bishtajoret, kivit, bizelet, koperi, rrepat.

  • Vitamina D

Përgjegjëse për eliminimin e toksinave, kocka të shëndetshme, qarkullim të mirë të gjakut, imunitetin, humor të mirë.

Mund ta gjeni te veza, djathi, gjalpi, peshku, frutat e detit, patatet, mishi.

  • Vitamina E

Përgjegjëse për funksionimin normal të sistemit riprodhues, humor të mirë.

Mund ta gjeni te mishi, vaji i lulediellit, bulmeti, kungulli, arrat, mëlçia.

  • Vitamina K

Përgjegjëse për shërimin e plagëve, qarkullimin e gjakut.

Mund ta gjeni te spinaqi, domatet, karotat, lakra e kuqe, lulelakra, luleshtrydhet, çaji jeshil./Blitz.al/

Komento
Shperndaje