Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Orizi i bardhë, shkaktar për diabetin

Orizi i bardhë, shkaktar për diabetin
May 06
16:42 2016

Autoritetet shëndetësore kanë identifikuar se të rrezikuar nga diabeti nuk janë vetëm njerëzit që konsumojnë ushqime dhe pije me sheqer, por edhe njerëzit që konsumojnë shumë oriz të bardhë. Orizi i bardhë rrit sheqerin në gjak, kjo rritje e nivelit të sheqerit prodhon insulinën në pankreas, e cila shkakton diabetin.

Sipas një studimi në Universitetin e Harvardit, në qoftë se konsumoni një pjatë oriz çdo ditë, rritet rreziku për diabet me 11 %. Aziatikët dhe kinezët janë popullsitë më shumë të rrezikuara. Në qoftë se orizi i bardhë zëvendësohet nga një oriz tjetër zvogëlohet rreziku për diabet, edhe pse ai përsëri është i dëmshëm.

Një ekspert i diabetit ka këshilluar njerëzit të hanë më pak oriz të bardhë dhe të heqin dorë prej pijeve me gaz dhe sheqer, sepse të gjitha këto janë të dëmshme për organizmin e njeriut.

Etiketimet
Shperndaje