Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Onkologët italianë: Numri i të mbijetuarve nga kanceri, gjithnjë në rritje…

Onkologët italianë: Numri i të mbijetuarve nga kanceri, gjithnjë në rritje…
October 30
16:01 2016

Në 10 vite, numri i njerëzve të cilët i kanë mbijetuar sëmundjes së kancerit është rritur me 40%.

Nëse në vitin 2006, pacientët e diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të cilët mbijetuan ishin 2 milionë e 250 mijë, në vitin 2016 janë rreth 3 milionë e 130 mijë.

Ky është rezultati që nxjerr Shoqata Italiane e Onkologjisë Mjekësore për 10-vjeçarin e fundit.

Ky rezultat shpresëdhënës u publikua nga shoqata gjatë prezantimit të fushatës me temë “Së bashku, më të fortë kundër kancerit”.

Ndër shumë të tjerë, dëshmitar i kësaj fushate ishte edhe kampioni i Moto GP-së, spanjolli Jorge Lorenzo, i cili nënvizoi faktin se puna në grup është gjëja më e rëndësishme për të arritur rezultate të mëdha, njësoj si në botën e motoçiklizmit ku ai është pjesë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje