Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nobeli për Mjekësinë i shkon dy doktorëve që zbuluan kurën për kancerin

Nobeli për Mjekësinë i shkon dy doktorëve që zbuluan kurën për kancerin
October 01
20:04 2018

Dy shkencëtarë të cilët zbuluan sit ë luftojnë kancerin duke përdorur sistemin imunitar të njeriut kanë fituar çmimin Nobel për Mjekësinë këtë vit.

Puna e profesorit James P Allison nga Shtetet e Bashkuara dhe profesorit Tasuku Honjo nga Japonia është shpërblyer me çmimin prestigjoz sepse rezultatet e kërkimit të tyre kanë zbuluar se si mund të kurohet kryesisht kanceri agresiv i lëkurës por edhe disa lloje të tjera. Ekspertët e kanë cilësuar metodën e tyre të trajtimit si shumë efektive dhe në fakt mënyra si funskionon është shumë e thejshtë. Me anë të disa medikamenteve që janë eksperimentuar nga vetë profesorët, mund të eleminohen proteinat që nuk lejojnë sistemi tonë imunitar të sulmojë trupin tonë. Kështu me eleminimin e këtyre proteinave, qelizat sulmuese të këtij sistemi mund të zhdukin qelizat tumorale të cilat bëhen pjesë e trupit tonë.

Ajo çka është më e jashtëzakonshme është se kura, tashmë fituese e çmimit Nobel, mund të trajtjë lloje të kancerit shumë agresive si melanoma apo kanceri i mushkërive. Ende nuk funksionon 100% në të gjithë pacientët por te ata që ka qenë e sukseshme, rezultat janë të pabesueshme.

Të dy profesorët shprehen shumë të lumtur me marrjen e këtij vlerësimi prestigjoz dhe premtojnë se do vazhdojmë me kërkimin e tyre për ta bërë trajtimin të funskionojë për të gjitha llojet e kancerit në mënyrë që të fitohet një herë e mirë lufta kundër tij. James Allsion dhe Tasuku Honjo gjithashtu kanë premtuar se çmimin prej gati 1 milionë eurosh që kanë marrë do ta ndajnë me pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje. /Blitz.al/

Share