Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Njihuni me Marnie-Rae Harvey – Vajza me lotë “gjaku”!

Njihuni me Marnie-Rae Harvey – Vajza me lotë “gjaku”!
April 15
20:10 2016

Keni dëgjuar ndonjëherë për “lotë gjaku”?
Kjo që shihni në foto është Marnie-Rae Harvey, e cila loton gjak nga sytë, gjë për të cilën mjekët nuk japin dot ende një shpjegim!

17-vjeçarja shprehet e shqetësuar se për shkak të këtij fenomeni nuk mund të dalë dot normalisht dhe është e detyruar të mbyllet në shtëpi.

Për të zbuluar shkaqet e këtyre lotëve gjaku ajo ka kryer vizita tek specialisti i syve, gjinekologu, neurologu e tek pediatri.

“Në fillim më djeg, e më pas më mbulon sytë, duke ma bërë të pamundur shikimin” – shkruan ajo për “Newsbeat”.

Sipas saj, gjithçka nisi kur adoleshentja filloi për herë të partë të kolliste gjak në mars të vitit 2013. Ndodhi kjo, e cila i ndikon më tej edhe tek veshët, hunda, gjuha dhe te thonjtë e saj!

2 vjet pas kësaj ngjarjeje, një mbrëmje në korrik të 2015-s, Marnie zgjohet me fytyrën e mbuluar nga gjaku! Nuk mund të ishte ndryshe veçse shokuese për të, për familjarët dhe njëkohësisht edhe për mjekët!

Pas analizave të ndryshme të gjakut, 17-vjeçarja ka dalë gjithmonë “e pastër” dhe pa ndonjë problem shëndetësor dhe kjo është ajo që i lë mjekët tepër dyshues!
Në mjekësi një fenomen shumë i rrallë njihet me termin “Haemolacria”, por edhe kjo mundësi është hedhur poshtë pas ekzaminimeve të ndryshme. E frikshme, apo jo?

 

Komento
Shperndaje