Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Një virus që përhapet nga puthjet mund të shkaktojë infertilitet

Një virus që përhapet nga puthjet mund të shkaktojë infertilitet
July 27
14:09 2016

Një virus që përhapet nëpërmjet  puthjeve  mund të shkaktojë infertilitet.

Sipas një studimi në Itali janë gjetur prova se një virus i panjohur, që përhapet përmes pështymës, mund të lidhet me infertilitetin e pashpjegueshëm te femrat. Rreth 10% e femrave kanë probleme të tilla dhe  kjo nuk është hera e parë që ky virus  HHV-6A lidhet me puthjet, por askush nuk e ka bërë lidhjen me shterpësinë e femrave.

Ekipi ka testuar rreth 30 gra me probleme të pashpjegueshme të mungesës së aftësisë për t’u bërë nëna dhe rezultoi se 13 prej tyre mbartnin një infeksion HHV-6A  në mitër. Zakonisht infeksione të tilla nuk kanë simptoma të dukshme. Këto gra gjithashtu kishin  nivele shumë  të larta të citokineve, proteina të cilat luajnë një rol kyç në zhvillimin e fetusit  dhe që mendohet të jetë shkaktuar nga ky infeksion. Megjithatë duhet të bëhen studime të vazhdueshme për të kuptuar mirë se si ndërvepron ky virus me faktorë të tjerë./Blitz.al/

Shperndaje