Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëse keni këtë grup gjaku, atëherë jeni me të vërtetë pa fat

Nëse keni këtë grup gjaku, atëherë jeni me të vërtetë pa fat
June 29
19:35 2016

A keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për një grup të 5-të gjaku, ndryshe nga ata A, AB, B, 0 të cilët i njohim të gjithë?

Në vitin 1961, grupi më i rrallë i gjakut i quajtur Rh-null regjistronte vetëm 10 dhurues në të gjithë botën.

Para se të bëhej zbulimi i këtij lloji mendohej se ishin vetëm 4 llojet kryesore të gjakut.

Bëjmë me dije se njerëzit me grupin e gjakut 0 mund të marrin gjak vetëm nga njerëzit me të njëjtin lloj, por ndërkohë mund t’u dhurojnë të gjithëve. E kundërta ndodh me AB, të cilët mund të marrin gjak nga kushdo, por mund të dhurojnë vetëm për personat me po këtë lloj gjaku.

Grupi i gjakut përcaktohet nga disa përbërës të cilët vendosen në sipërfaqen e rruazave të kuqe. Nëse këta përbërës përputhen me ata të personave të tjerë, atëherë mund të bëhet shkëmbimi i gjakut.

E veçanta e personave Rh-null është se te rruazat e tyre të kuqe nuk ekziston asnjë përbërës i tillë. Ky rast është aq i rrallë, sa edhe sot, 55 vite pas zbulimit të tij, vetëm 43 persona janë identifikuar me këtë grup. Kjo do të thotë se nëse keni këtë lloj gjaku dhe në ndonjë moment do të keni shqetësime, atëherë vërtet që keni një problem shumë të madh.

Etiketimet
Shperndaje