Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Nëse bëni këto 7 gjëra orëve të vona, me siguri vuani nga ankthi…

Nëse bëni këto 7 gjëra orëve të vona, me siguri vuani nga ankthi…
September 05
22:21 2018

Ankthi është një problem që fshihet pas rutinës së përditshme dhe e kemi të vështirë ta dallojmë. Por nëse keni disa prej këtyre shenjave në darkë, do të ishte mirë të konsideronit një vizitë te psikologu.

  1. Të përgatitesh më shumë sesa duhet për ditën e nesërme

Ka një diferencë mes të qenit të organizuar dhe përgatitjes në masë të tepruar. Nëse ju po merrni kohë nga gjumi apo jeta sociale, për t’ja dedikuar përgatitjes, ka shumë gjasa që të keni probleme me ankthin.

  1. Të përsërisni vazhdimisht me mend ngjarjet e ditës

Njerëzit që vuajnë nga ankthi shpesh përdorin kohën në qetësi për të menduar për çdo vendim që kanë marrë gjatë ditës dhe nëse kanë bërë zgjedhjet e duhura. Kjo përfundon duke studiuar detaje të parëndësishme që ju shkaktojnë një gjendje paniku.

  1. Përdorni telefonin si shpërqëndrim

Për të devijuar nga mendimet që ju shqetësojnë, keni gjithnjë në duar telefonin tuaj ku qëndroni me orë të tëra në rrjete sociale apo thjesht duke lundruar në internet pa asnjë qëllim.

  1. Të qëndroni vonë duke pastruar shtëpinë

Në vend që të kontrolloni emocionet dhe mendimet tuaja, e përdorni energjinë tuaj për të pastruar shtëpinë me orë të tëra. Kjo ju bën të ndiheni më produktiv dhe më të organizuar.

  1. Të punoni dhe natën

Të punoni dhe pse nuk keni asnjë detyrë konkrete për të bërë është një tjetër shenjë. Ju kontrolloni vazhdimisht emailet apo projekte, në vend që të flini.

  1. Mendoni vazhdimisht për katastrofa

Pavarësisht se e dini që nuk janë të mundshme, vazhdimisht mendoni për tragjedi dhe katastrofa që mund të ndodhin dhe mënyra si t’i përballoni ato. Në qytetin tuaj mund të mos ketë rënë kurrë tërmet, por për ju është frika më e madhe për të cilën mendoni.

  1. Të fjeturit me televizorin ndezur

Sipas psikologëve, shumica e pacientëve të tyre që vuajnë nga ankthi gjatë natës lënë të ndezur televizorin ose radion. Kjo i ndihmon të qetësojnë mendimet dhe që të ndihen të sigurt.

/Blitz.al/

Share