Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Nëna shpërndan momentin e “lindjes me këmishë” të foshnjës. Video shndërrohet në virale

Nëna shpërndan momentin e “lindjes me këmishë” të foshnjës. Video shndërrohet në virale
August 11
22:59 2016

Gjithkush ka dëgjuar për momentin kur një fëmijë vjen në jetë, si ai del jashtë qeses amniotike ku ka qëndruar gjatë periudhës së shtatzënisë, por jo shumë mund të kenë parë momentin e lindjes të një foshnje që vijon të qëndrojë brenda qeses edhe pas lindjes, rrethuar nga lëngu amniotik. Në zhargonin e përditshëm, ky rast përkufizohet si “lindje me këmishë”.

Dëshmija e këtij momenti padyshim shkakton veçse mahnitje dhe këtë gjë ka bërë pikërisht një nënë, Jasmine Perez, e cila ka shpërndarë në “Facebook” momentin e lindjes me “këmishë të foshnjës” së saj. Video është shndërruar në virale dhe deri tani është parë mbi 26 milionë herë.

Një lindje e tillë cilësohet si diçka e rrallë në gjinekologji, e cila ndodh një në 80 mijë herë.  Sipas legjendave urbane, fëmijët e “lindur me këmishë” janë njerëz me fat në jetë.

Etiketimet
Shperndaje