Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ne hamë atë që shkelet me këmbë

May 19
15:50 2016

Tregtimi i produkteve ushqimore jashtë standardit është një çështje që gjithmonë ka shkaktuar debate mes autoriteteve përgjegjëse dhe konsumatorëve të shqetësuar. Pamjet në këtë video të publikuara nga faqja “Shëndeti” janë tepër të rënda. Nuk dihet se cilës fabrikë i adresohen këto pamje, por kjo është një problematikë që vijon të ekzistojë, si nëpër botë edhe në vendin tonë.

Në përgjithësi, konsumatorët nuk e dinë se nga importohet mishi (në këtë rast), apo si prodhohen mishrat, sallamet, ndaj përpunimi dhe tregtimi i produkteve ushqimore kërkon vëmendje edhe më të madhe nga autoritetet përgjegjëse dhe bashkëpunim mes tyre, sidomos gjatë kësaj periudhe stinore kur temperaturat janë në rritje.

Këto pamje nuk përgjithësojnë standardin e të gjitha fabrikave, megjithatë shërbejnë si shembull edhe për konsumatorin vendas, që të jetë i vëmendshëm në përzgjedhjen e produktit që konsumon.

Komento
Etiketimet
Shperndaje