Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos u jepni fëmijëve pije energjike! Nxisin dhunën

Mos u jepni fëmijëve pije energjike! Nxisin dhunën
June 01
10:36 2016

Një drejtor shkolle në Skoci i ka ndaluar nxënësit e tij të konsumojnë pije energjike, duke ua vënë fajin atyre për nxitjen e dhunës, urinimit të pavullnetshëm dhe përgjumjes së nxënësve në klasë.

Melvyn Lynch i dërgoi një letër çdo prindi të fëmijëve të “Forfar Academy”, duke u thënë se çdo nxënësi që do t’i gjendet një pije e tillë në klasë do t’i konfiskohet.

“Ka një grup të madh nxënësish, për të cilët pijet energjike janë zgjedhja e parë, madje për disa, pije të tilla janë “mëngjesi” i tyre”, – shprehet Lynch.

Në fakt, kjo nismë është për të ndërgjegjësuar të gjithë prindërit në mënyrë që të mos lejojnë fëmijët e tyre të konsumojnë produkte me shumë kafeinë, që shpesh kanë çuar në lindjen e sjelljeve negative.

Sipas Lynch, pije të tilla mund të shkaktojnë pagjumësinë, shenja të ankthit, dhimbje koke, dhimbje barku, urinim të pavullnetshëm në shtrat apo edhe një lloj diabeti.

Sigurisht që zgjidhja më e mirë për minimizimin e konsumimit të pijeve me shumë sheqer apo me nivel të lartë të kafeinës është jo vetëm ndërgjegjësimi i prindërve, ndalimi i këtyre produkteve afër zonave me fëmijë, por edhe dhënia e informacionit nga kompanitë prodhuese rreth efekteve që pijet japin.

Komento
Etiketimet
Shperndaje