Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos kini frikë, mamografia nuk është e dhimbshme!

Mos kini frikë, mamografia nuk është e dhimbshme!
October 06
19:20 2016

Zakonisht, femrat nuk shkojnë për të bërë mamografinë për herë të parë sepse u duket e vështirë dhe kanë frikë. Në të vërtetë mamografia është shumë e rëndësishme dhe është më e thjeshtë se një vizitë te dentisti apo pap testi.

Një grua në të 40-at ka treguar eksperiencën e saj kur ka shkuar për të bërë mamografinë për herë të parë:

“Unë nuk e dija sa e lehtë ishte derisa shkova ta bëja. Duhet ta bëja në mëngjes dhe isha shumë nervoze gjatë rrugës që shkoja në spital. Pasi shkova infermierja më futi në dhomën e radiologjisë dhe pashë që aparatura e mamografisë ishte e madhe, aty u nervozova përsëri.

Por nuk ishte e vështirë, thjesht qëndroja drejt ndërkohë që infermierja vendoste gjoksin tim në aparaturë. Ajo më njoftoi që mos të trembesha kur të shikoja fletën e  mamografisë sepse unë nuk mund të dalloja asgjë. Mamografia nuk ishte e dhimbshme pasi gjoksi kalonte në rrezet X dhe më pas jepej rezultati.

Sipas mjekëve, mamografia është shumë e rëndësishme për gratë pas të 40-ave, sepse  ajo mund të zvogëlojë vdekjen nga kanceri i gjirit. Mamografia rekomandohet të bëhet një herë në vit pasi ke kaluar moshën 40-vjeçare sepse kanceri invasiv i gjirit ndodh 1 në 69 gra, edhe pse shumica prej tyre nuk kanë një histori familjare të kancerit të gjirit.

Që të jeni të shëndetshme duhet të  kryeni kontrollet vjetore. Mamografia ju ndihmon për t’u ndier gjithmonë të reja dhe të shëndetshme./Blitz.al/

Shperndaje