Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mos kini aq besim tek pastërtia e peshqirëve, pas këtij studimi nuk e dimë me ç’do fshiheni sepse me peshqirë jo!

Mos kini aq besim tek pastërtia e peshqirëve, pas këtij studimi nuk e dimë me ç’do fshiheni sepse me peshqirë jo!
November 14
22:08 2017

Peshqirët pasi i keni përdorur disa herë për tu fshirë përmbajnë më shumë mikrobe se sa mendoni. Duke qenë një vatër e mundshme bakteriesh, peshqirët kthehen në objekte që shpërndjanë infeksione e sëmundje të ngjashme tek njerëzit.

Sa herë ju përdorni një peshqir, ju i transmetoni të gjitha bakteriet e fytyrës aty. Probemi nuk përfundon këtu. Duke qenë se peshqirët ruhen në vende të ngrohta, në shumicën  e rasteve në errësirë (pasi qëndrojnë në tualet) krijohet një mjedis shumë i përshtatshëm që ato bakterie të rriten edhe më shumë e të riprodhohen brenda një kohe të shkurtër.

Pjesa më delikate është kur ju fshini duart në peshqir, pasi mund të ndodhë që ndonjë pjesë e cila nuk është kapur gjatë larjes së duarve në ujë të ketë kontakt të drejtpërdrejt me peshqirin më vonë duke lënë aty gjithë mikrobet e mundshme.

Duhet të keni një kujdes të veçantë ndaj peshqirëve. Idealja do të ishte t’i lanit ato pas çdo përdormi, megjithatë, duke qenë se të gjithë e dimë se kjo nuk ndodh, atëherë së paku duhet të ndani peshqirin e fytyrës me atë të pjesëve të tjera të trupit për të minimizuar mundësinë e shpërndarjeve të bakterieve. /Blitz.al/

Shperndaje