Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mit apo e vërtetë? Këto janë përgjigjet e sakta të pyetjeve që kanë gratë mbi menopauzën

Mit apo e vërtetë? Këto janë përgjigjet e sakta të pyetjeve që kanë gratë mbi menopauzën
July 25
17:13 2016

Menopauza shkurtimisht është përfundimi i ciklit menstrual që ndodh te të gjitha femrat, tipikisht nga mosha 45-vjeçare deri në moshën 55-vjeçare. Gjithsesi, me përparimin e shkencës, menopauza mund të shtyhet me vite të tëra nëpërmjet disa kokrrave (HRT që përmbajnë hormone), si dhe një aktiviteti fizik që e ndihmon femrën të jetë sa më aktive.

Simptomat e menopauzës variojnë nga djersitjet gjatë natës te afshe të papritura edhe gjatë ditës. Së fundi, Universiteti i Pitsburgut ka realizuar një studim mjaft interesant, ku ka zbuluar se ekzistojnë 4 kategori simptomash për menopauzën, bazuar në racën dhe mënyrën e jetesës së një femre.

  1. Kanë më pak simptoma – femrat aziatike. Ato përjetojnë pak simptoma të menopauzës dhe shumë herë nuk e kuptojnë që ky cikël i jetës është duke ardhur. Kjo ndodh si pasojë e gjenetikës.
  2. Kanë shumë simptoma paraprake – femrat me ngjyrë, ato që konsumojnë shumë alkool dhe ato që vuajnë nga ankthi apo depresioni.
  3. Përjetojnë simptoma para kohe – femrat që vuajnë nga obeziteti, ato që kanë depresion dhe ato që nuk kanë pasur një jetë të shëndetshme për sa i përket ushqimit dhe aktivitetit fizik.
  4. Përjetojnë simptoma vonë – femrat që kanë ushtruar rregullisht aktivitet fizik dhe ato që nuk kanë konsumuar cigare gjatë jetës së tyre.

Por gjithsesi ajo që shqetëson më tepër femrat është se cilat informacione duhet të besojnë ose jo lidhur me ciklin e menopauzës. Sipas studimit, gjysma e përqindjes së femrave që përjetojnë menopauzën nuk e kanë vizituar asnjëherë doktorin për ta pyetur lidhur me këtë cikël.  Duke i këshilluar femrat që të mos i ndiejnë simptomat në heshtje sepse mund të dëmtojnë realisht shëndetin e tyre, po ju vijmë në ndihmë me disa informacione të sakta, që janë përgjigjet e pyetjeve që ju mund të shtroni në mendje por nuk u keni dhënë dot përgjigje.

  1. “Kokrra HRT të dëmton” – e gabuar

Si çdo ilaç tjetër që përmban hormone, edhe HRT nuk mund të ndiqet pa konsultën e mjekut. Ekziston një ide se fakti që kjo pilulë përmban hormone bëhet e rrezikshme për organizmin. Kjo nuk është aspak e saktë sepse jo vetëm që hormoni është i kontrolluar në masa fikse, por kjo kokërr është ndërtuar në mënyrë të atillë që mund t’ju ndihmojë edhe nga kanceri i mitrës.

2. “Menopauza gjithmonë vjen pas moshës 50-vjeçare” – e gabuar

Edhe pse shumica e femrave e përjetojnë menopauzën pas të 50-ve, nuk ka asnjë problem nëse një femër mund ta përjetojë në të 40-at. Sigurisht, me anë të medikamenteve mund ta shtyni kohën e menopauzës nëse dëshironi të jeni më aktive si dhe të lindni fëmijë, por nëse nuk dëshironi atëherë nuk është për t’u merakosur.

3. “Femrat në menopauzë kanë afshe vazhdimisht”– e vërtetë

Kjo është një nga simptomat më tipike së bashku me djersitjen. Megjithatë, ka edhe femra të cilat nuk e kanë këtë veçori teksa janë në menopauzë.

4. “Femrat në menopauzë nuk kanë më dëshirë për seks” – pjesërisht e vërtetë

Me ardhjen e menopauzës ka një ulje të elementit të libidos te femrat, që është i domosdoshëm për dëshirën seksuale. Kjo vjen si pasojë e mungesës së testosteronit dhe tharjes së vaginës.

5. “Simptomat e menopauzës janë të gjitha fizike” – e gabuar

Jo vetëm afshe, tharje në vaginë dhe dhembje koke ndodhin gjatë menopauzës. Disa femra përjetojnë ndryshime të humorit dhe një depresion të lehtë.

6. “Simptomat e menopauzës konsistojnë në perioda të lehta” – e gabuar

Disa femra e kuptojnë se ka ardhur cikli i menopauzës sepse kanë më pak perioda dhe ngjyra e tyre është më e zbehtë. Megjithatë jo gjithmonë ndodh kështu, sepse një pjesë e femrave përjetojnë më shumë perioda se zakonisht pikërisht përpara menopauzës.

Kur quhet se ka ardhur menopauza e vërtetë?

Nëse keni perioda të çrregullta përpara menopauzës, këto janë vetëm faza përgatitore. Ju mund të mos keni perioda për 2 muaj dhe në muajin e tretë ato të shfaqen sërish. Kjo do të thotë se nuk keni hyrë ende në menopauzë. Kur periodat të mos ju vijnë më për 12 muaj atëherë thuhet se jeni në fazën e menopauzës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje