Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mënyra më efikase për dhëmbë të bardhë

Mënyra më efikase për dhëmbë të bardhë
April 05
16:49 2016

Dentisti kozmetik, Dr. Kevin, “dora magjike” që fshihet pas çdo buzëqeshjeje të famshme në Hollivud, ndan disa prej këshillave të tij.

Dhëmbë të bardhë  vetëm për 1 orë

Lani gojën me ujë të oksigjenuar. Uji i oksigjenuar ju ndihmon për të pastruar gojën dhe për të zbardhur dhëmbët tuaja në 60 minuta. Një teknikë  e shpejtë dhe efikase.

Dhëmbë të bardhë në 24 orë

Zgjedhja më e mirë është t’i drejtoheni një klinike dermatologjie.  Sidomos ata që kanë dhëmbë të ndjeshëm dhe mishra problematikë duhet të bëjnë zbardhjen e dhëmbëve në një klinikë. Merr rezultate të mira për një kohë shumë të shkurtër.

Dhëmbë të bardhë për 1 javë

Ujit të oksigjenuar shtojini sodë buke duke e bashkuar përzierjen me pastën e dhëmbëve. Rekomandohet të zgjidhet një pastë e mirë.

Mos provoni të zbardhni dhëmbët në kushte shtëpie më shumë se dy herë në vit. Kjo gjë mund t’ju shkaktojë heqje të smaltit dhe dëmton mishrat e dhëmbëve.

Etiketimet
Shperndaje