Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mendoni se kur i vini fëmijët të flenë herët ndihmoni shëndetin e tyre? Rimendojeni!

Mendoni se kur i vini fëmijët të flenë herët ndihmoni shëndetin e tyre? Rimendojeni!
September 06
11:57 2016

Për një kohë të gjatë është menduar se vendosja e fëmijëve herët për të fjetur është një nga gjërat më të mira që mund të bëjë një prind. Kjo është vërtetuar edhe nga studime të ndryshme, sepse edhe mjekët janë të mendimit që një fëmijë i cili nuk fle mjaftueshëm ka më shumë rrezik të vuajë nga sëmundje të ndryshme, sidomos obeziteti.

Si është i lidhur orari i gjumit me obezitetin?

Një studim ku janë vëzhguar më shumë se 900 fëmijë kanë mbledhur statistika për kohën kur ata flenë dhe rutinën që kanë përpara se të shtrihen për të fjetur. Duke i krahasuar këto të fundit është dalë në rezultatin se 10% e fëmijë që shkojnë për të fjetur në orën 20:00 janë kthyer në obezë kur kanë hyrë në adoleshencë, ndërkohë që nga ata, 23% e fëmijëve që kanë rënë për të fjetur pas orës 21:00 kanë prirjen për të qenë obezë në adoleshencë. Ndërkohë, 16% e fëmijëve që kanë shkuar për të fjetur mes orës 20-21:00 kanë rrezikuar nga obeziteti në vitet më vonë.

“Sigurisht që ka një diferencë midis atyre fëmijëve që flenë më herët dhe atyre që flenë më vonë lidhur me obezitetin, por kjo nuk është diçka që e përcakton vetëm orari se kur fëmija shkon të flejë por edhe koha se sa fle, e cila është në fakt më e rëndësishme se sa koha kur u thoni fëmijëve të shtrihen për të fjetur”, – ka thënë Dr. Anderson.

Këshilla për prindërit:

Siç thamë edhe më sipër, koha kur i vini fëmijët në gjumë është më pak e rëndësishme sesa sasia e gjumit që ata bëjnë. Nëse i vini fëmijët të flenë herët, jo domosdoshmërisht do të ketë efekt sjelljen apo shëndetin e tyre në një mënyrë pozitive.

Akademia Amerikane për Shëndetin ka publikuar disa shifra orientuese për kohën e duhur që fëmijët duhet të flenë:

  • Fëmijët 4 – 12 muajsh duhet të flenë 12 – 16 orë.
  • Fëmijët 1 – 2 vjeç duhet të flenë 11 – 14 orë.
  • Fëmijët 3 – 5 vjeç duhet të flenë 10 – 13 orë.
  • Fëmijët 6 – 12 vjeç duhet të flenë 9 – 12 orë.
  • Adoleshentët 13 – 18 vjeç duhet të flenë 8 – 10 orë.

Orari i përshtatshëm i gjumit:

  • Bebet – ora 19:00.
  • Fëmijët 2 – 5 vjeç – ora 20:00.
  • Fëmijët 5 – 12 vjeç  –  ora 20:30.
  • Adoleshentët deri në 18 vjeç – ora 21:00 deri në 21:30.

 

 

Komento
Shperndaje