Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbipesha rrit rrezikun për kancerin e prostatës

Mbipesha rrit rrezikun për kancerin e prostatës
June 02
19:27 2016

Hulumtuesit kanë zbuluar se obeziteti dhe zgjerimi i zonës së belit janë dy rreziqe kryesore për zhvillimin e kancerit të prostatës. Rritja e perimetrit të belit çdo 10 cm rrit shanset për zhvillimin e kancerit. Sipas një studimi, shkencëtarë në Universitetin e Oksfordit kanë zbuluar se për shkak të obezitetit, kanceri i prostatës avancon në një formë agresive dhe ka si pasojë vdekjen. Meshkujt duhet të marrin sa më shumë këshilla shëndetësore, duhet të hanë shëndetshëm për të mbajtur format e duhura të trupit dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Një zëdhënës i qendrës “Cancer Research” UK ka thënë se meshkujt duhet të mbajnë një peshë të qëndrueshme dhe të bëjnë sa më shumë aktivitete fizike për t’u mbrojtur nga sëmundjet, duke përfshirë këtu edhe kancerin.

 

Etiketimet
Shperndaje