Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbaruan gatimet e 31 dhjetorit? Ju tregojmë si të ktheni stomakun tuaj në gjendje të mirë 

Mbaruan gatimet e 31 dhjetorit? Ju tregojmë si të ktheni stomakun tuaj në gjendje të mirë 
January 02
10:08 2018

Sot është data dy janar dhe kemi një lajm të mirë: gatimet e tmerrshme në yndyrë të datës 31 dhjetor, më në fund po mbarojnë dhe ne jemi gati për ta sjellë sërish në terezi stomakun tonë.

Pas një abuzimi me ngatërrim ushqimesh, më së shumti përzierja e bulmetit me mishin që është bërë në stomakun e çdo shqiptari që ka festuar natën e ndërrimit të viteve në një tryezë tradicionale, është tashmë koha për të ndjekur disa këshilla në mënyrë që mos të ndiheni më të fryrë dhe me dhembje të kolitit.

  • Konsumoni shumë por shumë ujë! Hidratimi është ilaçi më i mirë. Megjithatë nëse e keni shumë bezi konsumimin e ujit, provoni t’i shtoni disa feta limoni për ta bërë më interesant.
  • Mos konsumoni asnjë pikë alkool. Deri në stabilizimin e metabolizmit tuaj i cili ka punuar me 100 km/orë as një gllënkë verë nuk rekomandohet.
  • Konsumoni ushqime të lëngshme. Një supë me perime e lëng mishi do të ishte ideale. Nëse nuk i preferoni, mundohuni të përgjysmoni racionet tuaja dhe me patjetër të jenë me pazë perimesh. Kjo nuk duhet të zgjasë vetëm një ditë por duhet bërë rutinë një javore (të paktën).
  • Konsumoni xhinxher. I paparë për të rregulluar zorrët tuaja!
  • Bëni ecje në natyrë, nuk është e nevojshme t’ja nisni një aktiviteti të rëndë fizik kur stomaku juaj është ende plot.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje