Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbajtja e teshtimës rezultoi fatale, 34 vjeçar theu hundën dhe jo vetëm kaq…

Mbajtja e teshtimës rezultoi fatale, 34 vjeçar theu hundën dhe jo vetëm kaq…
January 16
22:11 2018

Mbajtja e hundës dhe mbyllja e gojës gjatë teshtimës mund të duket një gjë e padëmshme, por sipas mjekëve kjo nuk është aspak e këshillueshme pasi mund të çojë në komplikime të ndryshme.

Një burrë 34 vjeçar ka kaluar një javë në spital pasi tentoi të mbante teshtimën dhe pësoi dëmtime në faring. Mjekët thanë se gjendja e tij ishte e pazakontë dhe mund të shkaktohej nga të vjellat, kollitja e rëndë ose nga traumat. Por ata u habitën teksa pacienti u tregoi se çfar kishte ndodhur. Më pas 34 vjeçari u tha mjekëve se kishte ndjerë një goditje në qafë teksa mbante teshtimën dhe kishte mbyllur gojën në të njëjtën kohë.  Ai kishte pësuar kërcitje dhe entje pasi ajri ishte futur në indet dhe muskujt e gjoksit. Pacienti është ushqyer dhe ka marrë ilaçet nëpërmjet një tubi.

Pas një jave ai ishte mirë dhe mjekët këshilluan që nuk duhet të të mbani teshtimën pasi ka shumë dëmë shëndetësore si: bllokim ajri në mushkëri, shpim të membranës timpanike si dhe thyerje të hundës./Blitz.al/

 

Shperndaje