Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lufta ndaj kancerit – Modifikimi i ADN-së mund të jetë “çelësi” i suksesit

Lufta ndaj kancerit – Modifikimi i ADN-së mund të jetë “çelësi” i suksesit
July 23
13:36 2016

Nga Kina vjen një lajm që mund të ndryshojë historinë e luftës ndaj tumoreve.

Studiuesit po përgatiten që për herë të parë të testojnë te njerëzit modifikimin gjenetik të realizuar nga teknika CRISPR, e cila ndërhyn në ADN për të larguar e për të zëvendësuar disa pjesë. Në këtë rast do të provohet të kurohet një grup pacientësh nga kanceri i mushkërive duke përdorur gjenet e veta të modifikuara në laborator, të cilat do t’i rikthehen.

Studimi që konfirmon eksperimentin titullohet  “Chinese scientists to pioneer first human CRISPR trial”.

Pacientët që do të jenë pjesë e eksperimentit nuk kanë pasur përmirësim edhe pas fazave të ndryshme të kimioterapisë.
Për këtë arsye do të provohet “revolucioni” në një temë kaq delikate. Qelizat e modifikuara në laborator do të shumëfishohen, për t’u rifutur në gjakun e pacientëve. Këtu pra duhet të verifikohet nëse qelizat do të arrijnë te ato të kancerit për t’i shkatërruar.

Ky test ka marrë aprovimin e “US National Institutes of Health” (NIH) dhe të “US Food and Drug Administration” (FDA), pavarësisht se rezultati që do të dalë është i paqartë për të gjithë.

Etiketimet
Shperndaje