Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Luani futboll? Fushat me bar sintetik mund të jenë kancerogjene…

Luani futboll? Fushat me bar sintetik mund të jenë kancerogjene…
October 26
16:25 2016

Një ndeshje minifutbolli në një fushë me bar sintetik mund të shndërrohet në rrezik për shëndetin.

Kur luan futboll apo tenis në një fushë të tillë askush nuk e mendon se ajo mund të përmbajë shumë baktere të rrezikshme.

Sipas një studimi të Universitetit të Catania-s, situata mund të cilësohet alarmante.

“Në barin sintetik mund të gjesh gjithçka: stafilokok, E. Coli e shumë të tjera”, – shprehet Cinzia Randazzo, docente e Mikrobiologjisë Agroalimentare në Universitetin e Catania-s.

Arsyet për këtë mund të jenë të shumta, duke filluar nga uji i cili përdoret për të pastruar fushën, djersa apo pikat e gjakut të lojtarëve, pështymat apo edhe kushtet klimatike.

Studiuesit kanë ekzaminuar kampione të ndryshme nga disa fusha për të arritur në një zgjidhje për marrjen e masave të duhura, gjithsesi për momentin këshillohet që të luhet në fusha me bar natyral ose në fushat e tenisit me dhe të kuq. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje