Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lodhja kronike, pse ende nuk konsiderohet një sëmundje

Lodhja kronike, pse ende nuk konsiderohet një sëmundje
August 02
13:33 2016

Një shtetase australiane rrëfen shqetësimin e saj ndaj mjekëve, të cilët nuk e konsiderojnë si sëmundje lodhjen kronike.

“Jam e lodhur, por nuk do të heq dorë. Jam lodhur duke u shpjeguar të tjerëve se dëshira e tyre për të marrë një sy gjumë vjen si pasojë e lodhjes. Jam lodhur nga analizat e gjakut dhe radhët e pritjes për të marrë rezultatet. Jam lodhur nga vërejtjet e të tjerëve se të gjitha këto janë brenda kokës sime. Megjithatë, nuk jam vetëm.

Lodhja kronike është një simptomë që ka prekur rreth 250 mijë australianë dhe rreth 90% e të diagnostikuarve nuk marrin kujdes të mjaftueshëm mjekësor. Simptomat përfshijnë  lodhje të vazhdueshme, dhembje kronike të muskujve, lodhje pas aktivitetit fizik, gjumë të parehatshëm dhe një “ngecje” apo hutim të  vazhdueshëm  që ju shkakton dhembje koke. Për këto sindroma apo këtë ndjesi nuk ka një kurë patologjike të saktë.

Në gjashtë vite që kam luftuar me lodhjen kronike kam takuar vetëm dy doktorë që nuk i kanë hedhur poshtë ankesat e mia dhe e vërteta është se askush nuk e merr seriozisht këtë sëmundje dhe mjekët nuk po bëjnë asgjë për të gjetur një kurë të saktë pasi e konsiderojnë një situatë subjektive dhe jo një sëmundje biologjike. Si pasojë vazhdon të rritet numri i personave që vuajnë nga lodhja kronike dhe nuk kurohen. Mjekët duhet të ndalojnë së dërguari në shtëpi pa medikamente pacientët të cilëve u thonë se gjithçka ndodh brenda kokës së tyre. Le të hapen më shumë klinika dhe të investohet më shumë në gjetjen e një kure”.

 

Komento
Shperndaje