Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lira Gjika: Autizmi, ja shkaqet!

April 21
22:30 2016

Duke qenë se autizmi është i vështirë për t’u identifikuar dhe shpjeguar, pasi persona të ndryshëm autikë kanë sjellje dhe reagime të ndryshme, mjekësia është vënë në punë gjatë gjithë kësaj kohe, për të gjetur përfundimisht pikën e ngjizjes së këtij çrregullimi. Së fundmi është vënë re një ‘alarm’ që është duke u përhapur jo vetëm në formë thashethemi nëpër rrjete sociale, por edhe në portale shkencore në formën e studimeve, fakti se vaksina e fëmijëve mund të shkaktojë tek këta të fundit, autizmin.

Debati nëse vaksina MMR mund të jetë një nga shkaqet e autizmit, e ka ndarë edhe vetë mendimin mjekësor në dy kampe. Ka nga ata shkencëtarë që besojnë në vërtetësinë e kësaj hipoteze dhe ka të tjerë të cilët e rrëzojnë duke përdorur si argument kryesor faktin se nëse vaksina do të shkaktonte këtë çrregullim, me siguri autizmi do ishte shumë më i lartë në përhapje.

Lira Gjika, e njohur për publikun shqiptar për këshillat mjekësore që jep vazhdimisht duke patur target kryesor shëndetin e fëmijëve, ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook një deklaratë pikërisht lidhur me autizmin si dhe frikën ndaj kësaj vaksine, që me të drejtë ka ngacmuar një pjesë të mirë të njerëzve.

Gjika argumenton se është e pamundur që autizmi të ketë vetëm një shkak pasi autizmi është një sindromë që ka të bëjë me gjendjen e individit, duke hedhur poshtë idenë se ky i fundit mund të krijohet vetëm nëpërmjet një vaksine. Sipas Gjikës, shkaqe të tjera të autizmit, të studiuara edhe nga shkenctarë të fushës janë; origjina gjenetike, metabolizmi, mosha biologjike e babait të fëmijës, pesticidet, valët elektromagnetike dhe niveli i vitaminës D gjatë periudhës së shtatzënisë.

Më poshtë ndiqni të plotë deklaratën e saj:

Etiketimet
Shperndaje