Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lëngu i limonit është mrekullibërës! Ja përfitimet që merrni prej tij…

Lëngu i limonit është mrekullibërës! Ja përfitimet që merrni prej tij…
April 27
15:01 2018

Nëse mendoni se limoni është një agrum i mirë vetëm për tu konsumuar e keni gabim, ai ka shumë benefite të tjera. Limoni kanë mjaft përfitime për shëndetin dhe bukurinë, duke filluar që tek mbrojtja ndaj kancerit dhe deri tek zhdukja e akneve.

Më poshtë ju do të shihni disa prej përfitimeve që keni nga konsumimi i limonave.

Lëngu i limonit parandalon kancerin në mëlçi e mushkri, pasi vitaminat e tij mbrojnë qelizat nga dëmtimet që mund të çojnë në sëmundjen fatale.

Mund të ngadalësoni proçesin e plakjes dhe të hiqni rrudhat. Bëni masazh me një fetë limoni për disa minuta ose përdorni lëvozhgën e limonit si maskë për fytyrën.

Pini ujë me limon çdo ditë në mëngjes për të humbur peshë.

Lëngu i limonit është një detox i mirë, përgatiteni këtë pije dhe sigurohuni ta pini gjatë ditës.

Receta: 1 limon, gjysëm filxhani ujë, 1 vezë, 2 lugë kafeje me vaj kokosi, 1 kapsulë vitamin E, pak xhenxhefil të freskët.

Largoni infeksionin e fytit,përgatisni limon mjaltë dhe ujë të ngrohtë, një pije e cila zbogëlon irritimet dhe mukozën. Limoni krijon një mjedis acid për viruset dhe bakteret e dëmshme.

Limoni nxit funksionimin e trurit dhe ul stresin pasi përmba kalium i cili ju bën të ndiheni energjik e të lumtur.

Mund të lehtësojë djegien nga dielli. 1 lugë lëng limoni,ujë dhe lëng kastraveci hidhini në një leckë e bëni kompresa në vendet e djegura.

Ndalon gjaderdhjen e hundës.  Në raste të tilla derdhni 1-2 pika lëng limoni në secilën hundë.

Limoni heq plagët e krijuara nga aknet, pasi vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit e mban lëkurën e butë. Përzieni lëng limoni dhe vaj koksi më pas vendoseni në zunat ku keni akne./Blitz.al/

 

 

 

 

 

Komento
Shperndaje