Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Lajme të mira për ju që dashuroni kafenë

Lajme të mira për ju që dashuroni kafenë
June 17
12:19 2016

Lajmi i mirë është se është vërtetuar shkencërisht se kafeja nuk mund të jetë shkaktuese kanceri. Lajmi i keq është që, gjithsesi, nuk duhet ta pini kafenë shumë të nxehtë sepse kështu ajo kthehet në shkak për kancerin. Në studimin e kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, është dalë në përfundimin se të gjitha pijet që përmbajnë kafeinë nuk duhen servirur me një nxehtësi të madhe, edhe në rastet kur persona të caktuar mendojnë se mund ta shijojnë kafenë vetëm të nxehtë.

Që prej 1991-shit, është thënë vazhdimisht se kafeja mund të shkaktojë kancer, por në një kërkim të detajuar prej 31 shkencëtarësh nga 10 vende të ndryshme të botës, duket se ky “mit” është thyer, duke vërtetuar se, përkundrazi, bima e kafesë mund të ndihmojë në shërimin e  disa llojeve të kancerit. Edhe në rastet paraprake kur është menduar se kafeja apo çaji në Amerikën e Jugut është bërë shkak për kancerin te disa persona të caktuar, kjo nuk ka qenë si pasojë e kafesë apo çajit por e temperaturës së papërshtatshme në të cilën ato janë nxehur e më pas servirur.

Por cila është temperatura ideale për të pirë kafenë për të mos pasur rrezik për kancer? Shkencëtarët tregojnë se 65 gradë Celsius është shumë e nxehtë, kështu që duhet të synoni për një temperaturë më të ulët sesa kaq.

Shperndaje