Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujtoni se po hani ushqime bio? Gaboheni! Janë të gjitha të modifikuara gjenetikisht!

April 06
10:23 2016

Me shumë mundësi, jo më larg se dje ju keni konsumuar perime të cilat nuk e kanë kohën e tyre të prodhimtarisë në këtë periudhë dhe sërisht ato dukeshin shumë të freskëta dhe me pamje për t’u patur zili.

Epo, ja që ju keni konsumuar në fakt ushqim “të klonuar” dhe mund të keni ngrënë pesticide, kimikate të dëmshme për organizmin dhe të gjitha këto të blera pikërisht në sektorin më të shëndetshëm, atë të frutave dhe perimeve.

Dogma Anti-GM ka hapur vërtetë një debat publik ku argumentohet dhe pyetet sesi ka mundësi që ushqimet janë të manipulueshme që në farë, kur mbillen dhe më keq sesa kjo, si është ende e lejueshme që shoqëria t’i konsumojë këto të fundit në masë.

Shumë pak nga ushqimi jonë është me të vërtetë bio dhe do të habiteshit sesi edhe disa nga perimet apo frutat që ne i konsumojmë me aq dëshirë janë të manipuluara nga dora e njeriut që në gjenezë. Që prej momentit të farëzimit dhe deri në sera, ekziton një mekanizëm i gjatë dhe i ndërlikuar manipulimi. Të gjitha këto manipulime tashmë në botë kanë krijuar  fjalën: teknologjia GM (gjenetikisht të modifikuara).

Etiketimet
Shperndaje