Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes! Turni i natës rrit rrezikun e prekjes nga kanceri

Kujdes! Turni i natës rrit rrezikun e prekjes nga kanceri
August 03
11:00 2016

Prishja e ritmit natyral të gjumit çrregullon orën biologjike dhe rrit rrezikun e prekjes nga tumori.

Ky është rezultati i nxjerrë nga një studim i “Massachusetts Institute of Technology” të Bostonit, të publikuar në revistën “Cell Metabolism”.

Sipas studimit, mekanizmi i rritjes së celulave i kontrolluar nga gjenet e quajtur Bmal1 dhe Per2 është ai që preket drejtpërdrejt.

Elementi kyç që shkakton këtë mekanizëm “shkatërrues” është drita, e cila godet retinën dhe i dërgon një mesazh trurit ku ndodhen “ingranazhet” e orës biologjike nga ku nisin sinjalet që rregullojnë çdo qelizë të trupit.

“Drita është si një pulsant që zeron orën biologjike; kur humbet ky sinjal, humbet ritmi natyral në të gjitha qelizat e organizmit”, – shprehet koordinatori i studimit, Thales Papagiannakopoulos.

“Nëse shkatërrohen dy gjenet Bmal1 dhe Per2 në të gjitha qelizat e trupit, sinjali i shndritshëm i cili merret normalisht, nuk provokon më asnjë efekt. Është njësoj sikur të marrësh një çekiç molekular e të thyesh orën”, – nënvizon studiuesi.

Kështu pra, duke mos u treguar të kujdesshëm rritet ndjeshëm rreziku i prekjes nga tumori. /Blitz.al/

Shperndaje