Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes! Studimi sugjeron të mos ushtroni aktivitet fizik kur jeni me nerva

Kujdes! Studimi sugjeron të mos ushtroni aktivitet fizik kur jeni me nerva
October 12
10:39 2016

Zakonisht ekziston një ide që kur jeni të mbushur me energji negative dhe keni shumë nerva, aktiviteti fizik apo ushtrimet e ndryshme mund t’ju ndihmojnë të çliroheni. Në fakt është e vërtetë që fizkultura apo palestra përdoren për të larguar energjitë negative të ditës, por sipas një studimi, kjo nuk duhet bërë fiks në momentin që ju jeni të nervozuar apo ndiheni keq.

Nëse jeni në kulmin e nervave, adrenalina juaj është shumë e lartë dhe rrjedhimisht edhe pulsimi i rrahjeve të zemrës. Nëse i shtoni kësaj edhe disa ushtrime fizike, këto pulsime do të rriten aq sa do të bëhen rrezik për një ishemi të mundshme.

Një atak zemre është shumë i mundshëm kur ju keni adrenalinë maksimale fizike dhe emocionale në të njëjtën kohë, sepse dëshira që ju keni në ato momente për të shfryrë nuk e arrin dot mundësinë reale të trupit tuaj për ta përballuar këtë trysni.

Pra, nuk duhet të bëjmë ushtrime fizike kur jemi të mërzitur? Sigurisht që jo, pasi ushtrimet janë tejet lehtësuese kur ju keni mërzi apo stres, thjesht duhet t’i shmangni kur jeni vërtet të irrituar dhe me nerva. Në raste të tilla një ecje do të ishte mjaft e mirë…/Blitz.al/

Shperndaje