Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kujdes! Mos e teproni me ‘bacon’-in dhe alkoolin. Shkaktojnë kancer!

Kujdes! Mos e teproni me ‘bacon’-in dhe alkoolin. Shkaktojnë kancer!
April 21
18:36 2016

Ngrënia e mishit të përpunuar si ‘bacon’ dhe konsumimi i alkoolit është i lidhur ngushtë me rrezikun e kancerit të stomakut.

Sipas një studimi të World Cancer Research Fund (WCRF), është zbuluar se njerëzit të cilët hanë rreth 50g mish të përpunuar në ditë (2 feta ‘bacon’) janë më shumë në rrezik të preken nga kanceri i këtij lloji.

Të dhënat  nxjerrin se edhe personat që pijnë 3 ose më shumë pije alkoolike në ditë janë në rrezik konstant.
Gjithsesi, lajmi i mirë është se konsumimi i agrumeve mund të ulë efektet e sipërpërmendura.

Më shumë se 7000 njerëz diagnostikohen me kancer në stomak çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar, gjë që çon në rreth 5000 të vdekur.
Rreth 80% e njerëzve diagnostikohen në momentin që sëmundja është përhapur në shumë pjesë të trupit.

Një statistikë tjetër me rëndësi është ajo që tregon se ka 2 herë më shumë gjasa që meshkujt të preken nga kjo sëmundje, sesa femrat.

 

Shperndaje