Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kongresi i Dytë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2016 shënoi suksesin e radhës në mjekësinë shqiptare

September 19
16:16 2016

...

Kongresi Ndërkombëtar Mjekësor IMCA II, organizuar nga Spitali Amerikan,  i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, me një përfshirje mbarëbotërore, u përmbyll me sukses pas tri ditëve, ditën e shtunë në dt. 17 shtator; duke shënuar kështu një tjetër arritje në fushën e mjekësisë në vend.

Pjesëmarrja e madhe e lektorëve dhe mjekëve nga brenda e jashtë vendit ka treguar për të dytin vit radhazi suksesin dhe interesin e lartë për t’iu bashkuar dhe qenë pjesë e këtij eventi ndërkombëtar në fushën e mjekësisë.

Numri gjithnjë e në rritje i pjesëmarrësve në këtë event treditor, me mbi 1200 mjekë, specialistë dhe infermierë, vërtetoi sërish nevojën dhe domosdoshmërinë e programeve, informacioneve, përqasjeve specifike që mjekësia në vendin tonë sot ka nevojë të përçojë te mjekët.

E veçanta e këtij viti ishte zhvillimi i dy Workshop-eve Laborator dhe Anatomi-Patologjike, për të cilat pati një interes dhe pjesëmarrje të lartë të treguar në radhët e profesionistëve të mjekësisë.

Përgjatë këtyre tri ditëve, të ftuarit e shumtë të nivelit akademik nga vende të ndryshme të botës referuan arritjet dhe të rejat e fundit në vendet e tyre, duke e bërë këtë event një dritare të shkëlqyer të shkëmbimit të eksperiencave mjekësore, të përfitimit të njohurive më të reja, protokolleve më të avancuara sidomos në rritjen e performancës mjekësore që fillon me parandalimin e sëmundshmërisë nga tumoret e më pas me trajtimin bashkëkohor dhe adekuat të tyre.

Ky event, për të dytin vit radhazi, i pari i këtij dimensioni në specifikën e vet, pati një përfshirje mbarëbotërore, duke sjellë në Tiranë figura të shquara dhe eminenca të shëndetësisë nga specialitete të ndryshme të mjekësisë në botë, të cilët u dekoruan edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani.

Spitali Amerikan do të vijojë së shpejti procesin përgatitor për zhvillimet e Kongresit të Tretë Multidisiplinar Mjekësor IMCA II 2017. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje