Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kini kujdes! Ngjyra e urinës kërkon t’ju thotë diçka dhe është momenti ta kuptoni tani 

Kini kujdes! Ngjyra e urinës kërkon t’ju thotë diçka dhe është momenti ta kuptoni tani 
July 10
13:12 2018

Një nga gjërat më delikate të jetës është shëndeti! Kujdesi ndaj vetes nuk është asnjëherë i tepërt. Ushqehuni mirë, mos u stresoni, ushtroni aktivitet fizik… vetëm kështu mund ta përmirësoni jetën tuaj.
Por, ka disa tregues që trupi juaj ju dërgon, për të treguar nëse jeni në gjendje të mirë shëndetësore, apo ndoshta keni probleme të cilat duhen kontrolluar menjëherë tek një mjek! Një prej këtyre treguesve është padyshim urina juaj! A keni dalluar shpesh ndryshim të ngjyrës së saj? Çfarë duhet të bëni nëse urina është në ngjyrë mjalti? Po kur është e kuqe, kafe, e gjelbër? Lexojini këto informacione:

 

  • Pa ngjyrë. Transparente.
    Ky është tregues i konsumimit të tepërt të ujit. Mund t’ju duhet ta ulni pak sasinë.
  • Ngjyrë kashte e lehtë.
    Shenjë e një shëndeti të mirë. Jeni i mirëhidratuar.
  • E verdhë transparente.
    Jeni në gjendje normale.
  • E verdhë e thellë.
    Nuk keni probleme, por duhet të pini pak më shumë ujë gjatë ditës.
  • Ngjyrë mjalti.
    Trupi juaj ka mungesë uji! Duhet të pini sa më shumë!
  • Ngjyrë kafeje.
    Mund të jetë shenjë e një sëmundjeje në mëlçi. Filloni të pini më shumë ujë dhe shkoni tek mjeku!
  • Rozë në të kuqe.
    Keni ngrënë panxhar, apo gjëra të tilla për herë të fundit? Nëse jo, mund të keni gjak në urinën tuaj. Mund të mos jetë asgjë, por mund të jetë edhe sëmundje e veshkave, infeksion në kanalin urinar, tumor, apo problem të prostatës. Kontaktoni menjëherë mjekun!
  • Ngjyrë portokalli.
    Mund të jetë shenjë e ndonjë problemi, por edhe ngjyrë e ushqimit. Më mirë të pyesni mjekun.
  • Blu ose jeshile.
    Kjo është ndryshe. Ekziston një sëmundje gjenetike që jua shndërron urinën në këto ngjyra. Gjithashtu, kjo mund të jetë dhe rezultat i baktereve në kanalin urinar, ose si rezultat i medikamenteve që keni marrë. Nuk jeni duke vdekur, ama një vizitë tek mjeku ju qartëson më mirë.
Komento
Shperndaje