Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto janë ushqimet që duhet të konsumoni patjetër në të 20-at

August 19
13:08 2016

Ushqyerja e shëndetshme gjatë gjithë jetës është shumë e rëndësishme, por sidomos në të 20-at tuaja duhet të jeni më të kujdesshëm se kurrë jo vetëm sepse në këtë dekadë vlerat ushqyese që duhet të merrni janë më të mëdha, por edhe sepse duhet t’i krijoni vetes disa zakone për t’i përdorur gjithmonë.

Mjekja Adina Franklin thotë: “Në të 20-at jeni duke i dhënë formë jo vetëm trupit tuaj, por edhe shëndetit. Një sërë faktorësh në këtë moshë ndikojnë që të mos vuani më vonë nga sëmundje kronike. Një nga më të rëndësishmet është mënyra se si ushqeheni. Nëse dëshironi të mos keni probleme shëndetësore apo së paku t’i minimizoni ato në të ardhmen keni nevojë për ushqime të vërteta”, – ka përfunduar ajo.

Ju duhet shumë kalcium, hekur dhe shumë vitaminë A dhe K. Magnezi gjithashtu është i rëndësishëm ndërkohë që proteina e pastër është e domosdoshme. Nuk duhet të largoni nga vaktet tuaja perimet dhe frutat, si dhe disa nga frutat e thata të cilat janë të mira për t’u konsumuar mes vakteve apo përpara ushtrimeve fizike. Nëpërmjet galerisë ndiqni 11 ushqimet që duhet t’i keni në mendje në të 20-at për një shëndet të mirë në vijim! /Blitz.al/

Shperndaje