Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këto 6 ndryshime të vogla në gatim do të bëjnë një diferencë të madhe në shëndetin tuaj

Këto 6 ndryshime të vogla në gatim do të bëjnë një diferencë të madhe në shëndetin tuaj
November 27
10:15 2016

Të qenit trajner për më shumë se 15 vite padyshim më ka mësuar se asnjë trup në botë nuk ka një plan perfekt për të mbajtur veten në formë sepse të gjithë jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kjo në fakt duket diçka që dihet pasi të gjithë mendojmë se suksesi i mirë arrihet në terma afatgjatë dhe në një plan individual ushqyerje dhe aktiviteti fizik. Problemi është se shumë nga ne vazhdojnë të jenë në kërkim të perfektes që do funksionojë si me magji.

Më falni që jua prish ëndrrat, por ky plan perfekt nuk ekziston. Edhe nëse për dikë tjetër ka funksionuar për mrekulli, gjithsesi, nuk do të funksiononte njëlloj për ju. Në mënyrë që të mos keni një ndryshim drastik në dieta apo aktivitet fizik, mësoni disa hile apo sekrete të vogla, të cilat do të përmirësojnë shumë jetën tuaj. Jetoni jetën njësoj, vetëm në një version pak më të shëndetshëm!

  1. “Snacks” (vaktet e vogla)

Në vend që të konsumoni produkte që kanë shumë sheqer dhe kalori, konsumoni një vezë shumë të zier. Janë më të ulëta në kalori dhe më të larta në proteina, çka është mirë për trupin tuaj. Nëse e shoqëroni me perime apo një mollë ose një grusht me bajame, do të ishte perfekte.

  1. Pastat

Mos konsumoni pastat me ngjyrë të verdhë, por ato me ngjyrë më të errët të cilat kanë në përmbajtje shumë më pak sheqer. Gjithashtu në vend që të konsumoni salca shumë kalorike, qëndroni në pastat bazike ose me salca të bëra nga perimet.

  1. Ëmbëlsirat

Në vend të sheqerit në kafen tuaj, provoni kanellën. Kanella është e shëndetshme dhe ndihmon në procesin e djegies së kalorive më shpejtë. Gjithashtu është e mirë për zemrën, mushkëritë dhe veshkat.

  1. Orizi

Në vend të orizit tradicional, provoni orizin “lulelakër”. Copëtojeni lulelakrën në një blender derisa të bëhet si oriz.

  1. Muffin

Në vend që të konsumoni muffin me çokollatë, provojeni të bëni muffin me vezë. Vendosni mbi to edhe disa perime dhe konsumoni në këtë mënyrë mëngjeset përgjatë gjithë javës.

  1. Pica

Në vend të picës, konsumoni një “picë prej veze”. Merrni të bardhat e disa vezëve dhe 2 të verdha dhe vendosini në një tigan. Piqini derisa të jetë krijuar baza njësoj si brumë pice. Më pas sipër mund t’i vendosni perime, djathë edhe përbërësit që zakonisht preferoni te një picë.

Autori: Kathleen Trotter /Blitz.al/

Shperndaje