Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Këshilla për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga depresioni

Këshilla për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga depresioni
September 02
12:46 2016

Njerëzit që vuajnë nga depresioni ndihen të vetmuar dhe e kanë të vështirë të flasin me të tjerët. Shpeshherë miqtë apo të afërmit ndihen të pafuqishëm për t’i ndihmuar ata.

Depresioni është një sëmundje që po përhapet shumë dhe të gjithë duhet të ndihen të autorizuar për të folur dhe për të vepruar me njerëzit e tyre. Si mund të ndihmoni një mik ose të afërm me depresion? Më poshtë do të gjeni disa mënyra të vlefshme, të cilat ju ndihmojnë se si të veproni me njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje.

  1. Inkurajojeni që të kërkojë ndihmë

Gjëja më e mirë që mund të bëni është të inkurajoni mikun tuaj të kërkojë trajtimin e duhur.

2. Dërgojini mesazhe

Dërgojini mesazhe duke e pyetur se si ndihet, nëse e shqetëson gjë apo edhe për ta ftuar për një kafe. Duke i qëndruar pranë do ta bëni të ndihet më mirë.

3. Mos e fajësoni

Mundohuni të mos e fajësoni personin për ndjenjat e dëshpërimit. Ai fajëson veten për këtë e në qoftë se e bëni edhe ju do të ndihet më keq.

4. Fillimisht ndihmoni veten duke mësuar më shumë për depresionin

Nuk është e lehtë të përballesh me këtë sëmundje. Ju mund të keni pak informacion, kështu që duhet të merrni pjesë në organizata të ndryshme për shëndetin mendor që të mësoni më shumë se si të kujdeseni për mikun tuaj.

5. Bëhuni i duruar

Të sëmurët me depresion mund të bëhen nervozë dhe të keqkuptojnë të tjerët. Në këto situata ata kanë nevojë për siguri.

6. Kuptoni se çfarë e shkakton depresionin

Depresioni mund të shkaktohet nga stresi ose probleme të tjera. Mundoheni të kuptoni se nga çfarë i është shkaktuar mikut tuaj dhe do ta keni më të lehtë për ta ndihmuar kur të dini arsyen./Blitz.al/

 

Shperndaje