Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni probleme me kujtesën? Ju mjafton ky sekret për ta përmirësuar atë…

Keni probleme me kujtesën? Ju mjafton ky sekret për ta përmirësuar atë…
June 21
10:07 2016

A e forcon aktiviteti fizik kujtesën tuaj? Ja një sekret i vogël…

Për dekada me radhë studiuesit kanë qenë të besimit se çdo aktivitet fizik mund të rrisë kujtesën, por sipas një studimi të fundit kjo nuk është diçka kaq e lehtë. Sipas një grupi nga Universiteti i Mjekësisë në Holandë, mënyra e vetme që kujtesa juaj të përmirësohet pas stërvitjes është nëse ju paraprakisht keni lexuar apo mësuar diçka të re dhe pastaj ushtroni aktivitetin fizik.

Kjo u provua në një eksperiment ku morën pjesë 72 persona, të cilëve iu kërkua të memorizonin disa objekte përpara se të shkonin në palestër. Këta persona u ndanë në 3 grupe:

  • Grupi 1 ushtroi aktivitet fizik gjysmë ore pasi pa objektet.
  • Grupi 2 ushtroi aktivitet fizik 4 orë pasi pa objektet.
  • Grupi 3 nuk ushtroi aktivitet fizik pasi pa objektet.

Dy ditë më pas, të gjithë pjesëmarrësit e kryen sërish testin e gjetjes së vendit të objekteve, por këtë herë të lidhur me një pajisje që maste performancën e trurit.

Surprizues ishte fakti se personat e grupit që ushtroi aktivitet fizik gjysmë ore pasi pa objektet kishin kujtesë më të mirë se ata që ushtruan aktivitet fizik 4 orë më pas dhe shumë më tepër kujtesë sesa grupi që nuk ushtroi fare aktivitet fizik.

Megjithatë, studimi sugjeron se aktiviteti i vazhdueshëm fizik mund të rrisë kujtesën e përgjithshme. Kjo sepse aktiviteti fizik ka efekte pozitive mbi trurin dhe rrjedhimisht edhe pjesa e kujtesës mund të preket pozitivisht. Duhet thënë se ky studim u vjen në ndihmë më së shumti studentëve, por edhe personave që kanë vështirësi me kujtesën për sa u përket gjërave bazike, siç mund të jetë: të harrosh telefonin apo çelësat në shtëpi.

Shperndaje