Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni probleme me fytyrën? Ja 7 maska që duhet t’i provoni menjëherë

Keni probleme me fytyrën? Ja 7 maska që duhet t’i provoni menjëherë
September 14
16:44 2018

Kujdesi ndaj fytyrës është tepër i rëndësishëm për secilin  prej nesh. Përveç rutinës së përditshme, janë disa maska të caktuara për probleme të ndryshme të lëkurës.

  1. Për të pakësuar inflamacionin dhe aknet

Përbërësit:

  • 1 banane
  • 1 lugë gjelle kos
  • 1 lugë çaji sodë buke

Përgatitja:

Shtypni bananen, dhe më pas shtoni sodën dhe kosin. Pëziejeni dhe vendoseni në fytyrë për 10-15 minuta përpara se ta  shpëlani me ujë.

  1. Për të zhdukur poret e mëdha

Përbërësit:

  • 2 lugë gjellë kos
  • 1 lugë çaji argjilë kozmetike
  • Gjysmë lugë çaji mjaltë (nëse nuk jeni alergjikë)

Përgatitja:

Përzieni argjilën me kosin dhe mjaltin. Vendoseni maskën në fytyrë dhe mbajeni për 15-20 minuta. Më pas lajeni me ujë të ftohtë.

  1. Për lëkurë të thatë

Përbërësit:

  • Gjysmë avokado
  • 1 lugë gjelle qumësht
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Përzieni përbërësit dhe aplikojeni 10-15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

  1. Për të hequr rrathët e zinj poshtë syve dhe për të pakësuar enjtjen

Përbërësit:

  • 1 lugë çaji kafe të bluar
  • Pak peper të zi
  • Çerek luge çaji, vaj kokosi

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendosini poshtë syve. Lëreni për  5-10 minuta. Shpëlajeni me ujë ta vakët duke masazhuar zonën.

  1. Për lifting të lëkurës

Përbërësit:

-1 domate

Përgatitja:

Prisni domaten dhe vendosini copat në fytyrë. Mund të shpëlani fytrën pas 10 minutash.

  1. Për të pakësuar yndyrën e fytyrës

Përbërësit:

  • Gjysmë patateje
  • 1 lugë çaji lëng limoni

Përgatitja:

Grini pataten, shtoni lëngut e limonit dhe aplikojeni në fytyrë. Shpëlajeni me ujë të ftohtë pas 10 minutash.

  1. Për të heëur pikat e zeza

Përbërësit:

-1 lugë gjelle lëng limoni

– 1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja:

Miksoni përbërësit. Lani fytyrën me ujë të vakët, më pas aplikoni përzierjen. Shpëlajeni me ujë të vakët pas 20 minutash. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje