Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni ndjesinë se duhet të konsumoni diçka të ëmbël ose të kripur? Ja arsyeja se pse ndodh

Keni ndjesinë se duhet të konsumoni diçka të ëmbël ose të kripur? Ja arsyeja se pse ndodh
January 04
12:22 2017

Ju jeni të ulur në në kolltuk dhe po ndiqni filmin tuaj të preferuar ndërkohë që papritur juve ju ndizet dëshira për të konsumuar diçka të ëmbël ose të kripur. Menjëherë mendoni se jeni shumë të uritur për të ngrënë dhe me shumë mundësi nuk mjaftoheni që kjo të mbetet vetëm një dëshirë por mundoheni shumë derisa  e gjeni se çfarë dëshironi që të konsumoni.

Por e keni menduar ndonjëherë se çfarë fshihet prapa kësaj? Pse organizmi juaj në një moment të caktuar ndjen këto nevoja?

Kur ju ndjeni nevojën për të konsumuar gjëra të ëmbla me shumë mundësi ju keni mungesë magneziumi në trup. E njëjta gjë i ndodh edhe vajzave përpara ciklit. Ato kanë mungesë të magnezit në trup ndaj dhe ndjejnë nevojën për të ëmbla. Në mënyrë që ta rrisni dozën e magnezit në trup duhet që vazhdimisht të konsumoni spinaq dhe fruta të thata.

Kur juve ndjeni nevojën për të konsumuar të kripura me shumë mundësi kjo është një shenjë se ju jeni dehidratuar por edhe keni mungesë kalciumi. Në mënyrë që të mos ndjeni të tilla nevoja ju duhet të konsumoni vazhdimisht kosin, farat dhe bajamet.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje