Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Keni konsumuar alkool? Ja sa ditë i duhet lëkurës tuaj që të marrë veten…

Keni konsumuar alkool? Ja sa ditë i duhet lëkurës tuaj që të marrë veten…
July 03
15:36 2016

Kur ka qenë hera e fundit që keni kaluar një natë të gjatë nën shoqërinë e alkoolit? Natën e kaluar apo fundjavën e kaluar? Sidoqoftë ju duhet të dini disa gjëra jo shumë të mira për netët e çmendura. Dermatologu Lancer ka thënë se ju duhen 30 ditë për të pastruar lëkurën, pasi keni konsumuar alkool.

Tashmë dihet se kafeina dhe yndyrnat shkaktojnë aknet. Por aknet shfaqen edhe nga sheqeri që përmban alkooli. Një gotë verë e kuqe përmban 400 kalori, por koktejlet dhe pijet e tjera me fruta përmbajnë më shumë sheqer. Kur sheqeri shkon në stomak, jep një sinjal në tru për të prodhuar më shumë testosterone dhe për këtë arsye shkaktohen aknet në trup dhe fytyrë.

Sipas Dr Lancer ju duhet të dini saktë çfarë konsumoni për të patur një lëkurë të pastër. Duhet të keni kujdes në dietën tuaj ushqimore dhe në sasinë e alkoolit që konsumoni. Që lëkura juaj të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe për tu pastruar organizmi ju do t’ju duhet rreth një muaj.

Shperndaje